
Armend Thaqi & Lorenc Trashi
Tashmë është zyrtare, Armend Thaqi është lojtari më i ri i Cluj në Rumani. Mbrojtësi i djathtë, i cili ka qenë edhe i preferuari i Ilir Dajës te Ballkani, tashmë ka nisur një aventurë të re.
31-vjeçari transferohet në Superligën rumune pas 4 viteve me klubin e Ballkanit. Thaqi ia doli që të fitonte 5 tituj me ekipin nga Theranda, të cilat janë 3 tituj kampionë, 1 Superkupë dhe 1 Kupë e Kosovës.
Kujtojmë që Thaqi është transferuar te rumunët me parametra zero, pasi kontrata e tij me Ballkanin kishte përfunduar. Lojtari dëshironte një transferim jashtë vendit, duke preferuar mosrinovimin e kontratës.
View this post on Instagram
Poll