Ismet Munishi
Ismet Munishi nuk është më trajneri i Dukagjinit. Këtë e ka bërë të ditur vetë 51-vjeçari, teksa shprehte në përshkrimin se vjen për arsyeje personale.
Duhet thënë se pas nisjes pozitive të sezonit, skuadra e Dukagjinit në 5 ndeshjet e fundit numëron vetëm 1 fitore, treguesi i një krize:
“Falemderi Klinë! Rrugtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron ketu,per arsye personale jap dorheqje nga posti i trajnerit. Falemderoj qytetarët e Klinës, Presidentin Fabian Veseli, Drejtorin Korab Desku!
Falemderoj stafin e trajnerve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina! Falemderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre! Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim!”.
Poll
