
Kampionët e Kosovës ditën e sotme kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm për njërin nga lojtarët. Bëhet fjalë për Melos Zenunaj i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me Dritën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shqiptar përmes një postimi në faqen zyrtare ku njofton largimin e ish-lojtarit të Kukësit.
“Kampioni Melos Zenunaj ndahet me ne
Melos Zenunaj dhe klubi me marrëveshje të dyanshme jenë dakorduar që të mbyllim marrëveshjen para kohe duke u larguar si kampion i kosovës nga ne.
Klubi ka mirkuptuar kerkesën që ai të kërkojë një klub ku mund të ketë minuta më shumë për të luajtur dhe ne i dëshirojmë shumë suksese Melosit
Melosi erdhi si një lojtarë tek ne para një viti dhe po del si një kampion ku klubi jonë FC DRITA e falënderon për kontributin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë gjithë sezonit.
Suksese kudo që shkon Melos dhe paq fat”, shkruan Drita.