
Valmir Nafiu
Valmir Nafiu është futbollisti më i ri i Ferizajt në Superligën e Kosovës. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ishte pa ekip që prej gushtit, teksa tashmë ka nisur një aventurë të re me bardheblutë në Kosovë.
Skuadra e fundit që Nafiu ishte aktivizuar, ka qenë Otrant Olympic në Malin e Zi. Gjithashtu, 30 vjeçari ka luajtur edhe për Hamburg në Bundesligën gjermane, por ka mbajtur veshur edhe fanellën e Basel, Shkëndijës së Tetovës, APOEL Nikosia, Renova, Kosice dhe Gjilani.
Ndërsa me Skënderbeun është aktivizuar nga janari i vitit 2016, deri në muajin gusht të atij viti. Përsa i përket transferimit të tij te Ferizaj, lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shqiptar.
Poll