Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Humbjet radhazi nuk kapërdihen, të kuqtë e Superligës shkarkojnë trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Humbjet radhazi nuk kapërdihen, të kuqtë e
SC Gjilani

Dy humbjet radhazi në kampionat nuk kapërdihen, klubi i Gjilanit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin. Ardian Nuhiu nuk do të jetë më trajner i klubit shqiptar.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Gjilani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Aty konfirmohet se Nuhiu nuk do të jetë më trajneri i klubit. Gjithashtu klubi shqiptar falenderon trajnerin për kontributin e tij.

Njoftimi zyrtar i Gjilanit:

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.

Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne.

Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.

Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës.

Zyra për shtyp,

29 shtator, 2025

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Club Gjilani (@scgjilani)

Poll

Lexo gjithashtu