
Tashmë Prishtina do të jetë me trajner të ri për shkak të problemeve shëndetësore të Jean-Michel Cavalli. Drejtimin e ekipit kryeqytetas të Kosovës do ta marrë Arsim Thaqi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prishtina përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. “Arsim Thaqi merr timonin e FC Prishtinës
Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do ti udhëheqë "bardhë e kaltërit" deri në fund të këtij sezoni.
53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv. Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku.
Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës.”, shkruan Prishtina.