Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Bledar Devolli rikthehet në Kosovë, prezantohet te ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bledar Devolli rikthehet në Kosovë, prezantohet te ekipi i ri
Bledar Devolli - Liria

Bledar Devolli tashmë zyrtarisht është prezantuar te skuadra e Lirisë së Prizerenit. Palët pasi arritën marrëveshjen mes tyre e konkretizuan këtë bashkëpunim. Skuadra nga Prizereni ndodhet në grupin A në Ligën e Parë.

Timonieri gjirokastrit zëvendëson në stol Granit Begolli, i cili vetëm pak ditë ma parë dha dorëheqjen nga kjo skuadër pas barazimit me Istogun.  Në fakt për Devollin është një rikthim në Kosovë, pasi në të kaluarën ka drejtuar Drenicës.

Ndërkohë së fundmi timonieri gjirokastrit u largua nga Iliria, ku i drejtoi disa ndeshje në Kategorinë e Dytë. Në karrierën e tij, Devolli ka drejtuar ekipe si Kukësi, Kastrioti, Kamza, Bylisi, Turbina, Luzi dhe Dinamo.

“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli.

Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.

Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, thuhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga