
Ergys Kaçe do të jetë lojtar i Gjilanit në sezonin e ardhshëm. Ish-mesfushori i Kombëtares është prezantuar nga klubi me mbishkrimin: “Ne po e luajmë kartën e parë”.
Kështu Kaçe vishet sërish i kuq, pas aventurës së parë me një klub shqiptar te Partizani. 30-vjeçari ka befasuar me zgjedhjen e Kosovës si destinacion i ri.
Klubi i Gjilanit po punon me ndërtimin e ekipit, pas një sezoni shumë të vështirë. Kujtojmë se ish-lojtari i Kombëtares vjen nga liga e dytë greke ku luajti me Kalamatan.
Poll