
Drita po tregohet e pamëshirshme në merkato, duke prezantuar dy futbollistë të rinj, me të cilët marrëveshja është arritur që në verë, por bashkimi i tyre me ekipin ka vonuar për shkak të vizave. Kampionët e Superligës së Kosovës kanë “blinduar” ekipin me një mbrojtës dhe një sulmues.
Të dy futbollistët janë ganezë, teksa shihen si përforcime të rëndësishme edhe për rrugëtimin në Conference League. Mike Arthur është një 18-vjeçar që luan si sulmues i krahut të djathtë, ndërsa 19-vjeçari Morris Fuseini luan në krahun e djtahtë të mbrojtjes.
Njoftimi i klubit FC Drita:
FC DRITA ka knaqesinë të ju njoftojë me dy lojtarët e ri te klubit Mike Arthur dhe Morris Fuseini nga Gana.
Arthur është 18 vjeqar dhe vjen nga akademia e klubit United Black Eagles Sporting Club ndërsa Morris 19 vjeq vjen nga Premierliga e Ganes ekipi i Pro Players Soccer Accadamy.
Arthur luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë ndërsa Morris luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Marrëveshja mes klubit dhe lojtarëve është arritur gjatë afatit kalimtarë të verës por për shkak të vonesës me viza, lojtarët sot janë prezantuar nga drejtori sportivë z. Valon Zymberi dhe tani janë bashkuar me ekipin.
Welcome Arthur and Morris