
Nevil Dede ka nisur tashmë një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-timonieri i Superiores ka marrë në dorë “frenat” e Ferizaj.
Skuadër që luan në Superligën e Kosovës, teksa aktualisht mbajnë vendin e fundit në klasifikim për këtë sezon me 6 pikë pas 7 ndeshjesh. Dede është prezantuar nga drejtuesit e klubit, ndërsa i urojnë suksese në aventurën e tij të re në Kosovë.
“FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede.
Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive.
Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”, shkruan klubi. Padiskutim që me përvojën e tij me disa ekipe në Superiore, Dede do të synojë të rikthejë Ferizaj te rezultatet pozitive dhe t’i largohet fundit të klasifikimit.
View this post on Instagram