
Fisnik Asllani
Fisnik Asllani është i papërmbajtshëm në Bundesligën gjermane. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të gjejë sërish edhe ditën e sotme rrugën e rrjetës.
Sulmuesi 23-vjeçar ka arritur të realizojë për Hoffenheimin në përballjen në transfertë ndaj Freiburgut. Falë një gabimi të mbrojtjes së vendasve, miqtë kundërsulmuan ku finalizimi erdhi prej sulmuesit shqiptar.
Aktualisht Fisnik Asllani po realizon paraqitjen e tij të 5-të në Bundesligë, ku ka arritur të realizojë golin e katërt në këtë kompeticion.
Poll