
Gianni Infantino, Kosovë
Ditën e djeshme, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi mori një detyrë të rëndësishme. Numri 1 i FFK-së u emërua anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.
Ndërsa sot, Gianni Infantino udhëtoi drejt Kosovës ku u mirëprit nga Agim Ademi. Në një video të publikuar nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës, shihet Infantino teksa zbret nga avioni.
Mikpritja e numrit 1 të FIFA-s në Kosovë ishte e madhe, ku nuk munguan dhe fëmijë duke marrë autografe nga Infantino. Gjithashtu presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dekoroi Infantinon me çmim nderi për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të futbollit kosovar.
Poll