
Faruk Statovci
Trajneri i ekipit të Rilindjes, Faruk Statovic e ka pësuar pas incidentit në ndeshjen e fundit. Statovci është pezulluar me 3 ndeshje, teksa ka marrë edhe një gjobë prej 300 eurosh.
Kujtojmë se ky vendim ka ardhur pasi 45-vjeçari sulmoi ashpër arbitrat e ndeshjes Rilindja – Trepça e Mitrovicës, në Ligën e Parë të Kosovës. Statovci eskaloi në ofendime të rënda, e duke hyrë në fushën e lojës.
“Marre more, marre ju koft. Ropt jau q*fsha. A keni more gjak shqiptar? Mos boni bre hajgare pash shpirtin e nanës”, tha Faruk Statovci. Sigurisht ky reagim i tij, solli edhe kartonin e kuq.
Poll