
Kosova
Kosova do të luajë përgjatë muajit qershor dy ndeshje miqësore. Si fillim, më datë 6 “dardanët” do të përballen me Armeninë në “Fadil Vokrri”. Pas 3 ditësh në të njëjtin stadium, Kosova pret afrikanët e Comoros.
Ndërkohë që trajneri Franco Foda ka vendosur edhe për lojtarët që do të grumbullojë në këto dy ndeshje. Lista është bërë publike nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës.
Bie në sy që sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja është pjesë e listës. Ndërkohë që nuk mungojnë edhe emra si Lumbardh Dellova, Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani.
Poll