
Zvicër - Kosova, Albin Kurti
Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në gjendje të tregonte thuajse asgjë kundër Zvicrës në Basel, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Pas kësaj disfate, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. “Nuk ishte fillimi që deshëm e që shumë prej nesh prisnim.
Pas tre ditësh na pret sfida e radhës kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”, ku mbështetja do të jetë e madhe e synimi duhet të jetë rezultati pozitiv. Zvicrën e urojmë për fitoren”, shkruan Kurti. “Dardanët” do të përballen në ndeshjen e radhës karshi Suedisë si pritës.
View this post on Instagram
Poll