Kosova mori mbrëmjen e djeshme një fitore të rëndësishme Nations League. “Dardanët” triumfuan 3-0 ndaj Qipros dhe tashmë mbajnë vendin e 2-të në klasifikim me 9 pikë, 3 më pak se Rumania.
Kjo është fitorja e 3-të rresht për “djemtë” e Franco Fodës. Pikërisht ky është një rekord për “Dardanët” që arrijnë 3 fitore radhazi në ndeshje zyrtare që kur Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA.
Kujtojmë se “Dardanët” kanë arritur edhe 4 fitore rresht, por në sfida miqësore, ndërsa kanë një tjetër rekord prej 15 sfidash pa humbje në sfida miqësore dhe zyrtare.
Poll