Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Ti ke rrahur fëmijët!” SHPËRTHEN keq në studio, dy trajnerët kapen me njëri-tjetrin: Je dënuar, i ke dokumentet në...

Shkruar nga NEWSPORT
“Ti ke rrahur fëmijët!” SHPËRTHEN keq në studio,
Fetah Veliu - Liridon Leci

Gjatë një analize për Superligën e Kosovës, debati ka agravuar në personale mes trajnerit të Lirisë së Prizrenit, Liridon Lecit dhe ish-trajnerit, Fetah Veliut. Leci ishte ai që akuzoi Veliun se kur ka qenë trajner në ekipet e moshave ka rrahur fëmijët.

Në krahun tjetër, Veliu është kthyer keq, duke i përmendur trajnerit të Lirisë që më parë është dënuar. Madje, sipas Veliut, dokumentet e dënimit të Liridon Lecit janë në shtetin suedez.

Liridon Leci: E di pse nuk punoj me fëmijë unë? Sepse për të punuar me femijë duhet të jeshë psikolog, jo për t’i rrahur fëmijët, jo për t’i rrahur. Ti je një ndër ta që ke rrahur fëmijët. Edhe mos...

Fetah Veliu: Po e thua këtë për të rritur veten. Ti Liridon Leci e di gjithë Kosovë se çfarë ke bërë në futboll. Mesa di unë i ke disa dokumenta atje jashtë, ti je në dënuar, i ke dokumentat në Suedi.

Liridon Leci: Po shpif për mua, s’është e vërtetë.  

Kujtojmë se në vitin 2016, kur Liridon Leci ishte futbollisti i Hajvalisë në Kosovë, u arrestua pas ndeshjes Hajvalia – Drita. Kjo për shkak se asokohe, Leci u akuzua për dhunë ndaj vëzhguesit të ndeshjes, Rasim Gimollit.

Poll

Lexo gjithashtu