Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Të bëjmë presion sa më lart”, Franco Foda: Jemi të vetëdijshëm për forcën e Zvicrës

Shkruar nga NEWSPORT
“Të bëjmë presion sa më lart”, Franco Foda: Jemi
Franco Foda

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë në fushë ditën e nesërme për t’u përballur me Zvicrën në transfertë në kualifikueset e Kupës së Botës. Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, trajneri i dardanëve Franco Foda doli në konferencë për shtyp.

"Kemi pasur paraqitje të mira, por po ashtu edhe Zvicra ka pasur paraqitje dhe rezultate të mira. Ka qenë pjesëmarrëse në botëror e evropiane. I di barazimet dhe kanë qenë ndeshje ku Kosova është mbrojtur.

Duam të tregojmë lojë ndryshe dhe të bëjmë presion sa më lart. Por t'u tregojmë se kemi kurajë që të ruajmë topin. Dhe uroj të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm.

Nuk mendoj se lojtarët e Zvicrës se do të kenë frikë, sepse e dinë se janë një ekip i fortë, por do të kenë respekt për ne, ashtu siç do të kenë edhe kundërshtarët tjerë që do të na kenë përballë. As ne nuk jemi të frikësuar, por kemi respekt për Zvicrën. Jemi të vetëdijshëm për forcën që ka. Ka treguar paraqitje të mira në botërore dhe evropiane. Por shpresojmë të arrijmë diçka të madhe. Nëse arrijmë kualifikimin do të ishte diçka e madhe për ne.

Është rrugë e gjatë, kemi kundërshtar të fortë në grup. Futbolli ka dëshmuar që ka shumë tregime. Shpresoj ta bëjmë një gjë të tillë.

Kam dëgjuar që ka pasur atmosferë të mirë në ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Kemi parasysh që do ta kemi sërish përkrahjen. Shpresoj të kemi sa më shumë shikues në anën tonë. Dhe do të jetë një detyrë që t'i kënaqim me lojë këta shikues. Presim të ndahen të kënaqur. Do të luajmë me një stil më të hapur dhe të arrijmë t'i gëzojmë tifozët", shprehet Foda.

Poll

Lexo gjithashtu