Sot në orën 16:00 Standard Liege luan në transfertë kundër Beerschot. Në fushë do të jetë dhe sulmuesi kryesor i ekipit belg, Andi Zeqiri.
Shqiptari është në formacion si pjesë e dyshes sulmuese të skuadrës legjendare belge. Klubi i shqiptarit përballet me klubin rival të qytetit të Antëerp, skuadër ku ndodhej Arbnor Muja dhe ku fitoi titullin kampion.
Liege vjen nga një formë e mirë në kampionat. 2 Fitore resht në 3 ndeshjet e fundit tregojnë shumë për formën e Standardit në Pro League.
Zeqir është një lojtar vendimtar tek bardhekuqtë. Kujtojmë që Andi shënoi në fundjavën e kaluar në shtëpi, edhe pse një ndër 3 klubet më të mëdha të Belgjikës mori veçse 1 pikë kundër OH Leuven.
Poll