Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Rrezikojnë rënien nga Superliga, nuk kanë fund “telashet” për Nevil Deden, reagon i revoltuar presidenti i klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikojnë rënien nga Superliga, nuk kanë fund
Nevil Dede

Janë luajtur 2 ndeshjet e së dielës në Superligën e Kosovës, në vigjilje të javës së 13-të. Malisheva është mposhtur nga Gjilani 1 – 2, kurse Ferizaj ka pësuar humbje në shtëpi nga Dukagjini 0 – 1.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ka prekur vendin e parafundit në tabelë, 14 pikë, çka rrezikon rënien nga elita e futbollit kosovar. Pakënaqësit në lidhje me gjykimin kanë qenë në masë te Ferizaj, aq sa ka reaguar përmes një komunikate zyratre edhe presidenti i klubit Lulzim Abazi:

“Reagim i Presidentit të FC Ferizaj: Ajo që ndodhi sot në ndeshjen FC Ferizaj – Dukagjini është turp i madh për futbollin kosovar! Një gol i rregullt dhe i pastër i shënuar nga Betim Haxhimusa u anulua në mënyrën më skandaloze nga referi Gramos Shala dhe referi në VAR Lirim Jashari.

Ky nuk është gabim, është padrejtësi e qëllimshme, që po e vret garën dhe po e poshtëron djersën e lojtarëve tanë! Ne nuk do të heshtim më përballë këtyre manipulimeve!

FC Ferizaj ka punuar me mund, me sakrificë dhe me dashuri për këtë qytet, dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me djersën e Ferizajt!

Kërkojmë reagim urgjent nga FFK dhe masa të menjëhershme ndaj atyre që po e shkatërrojnë drejtësinë në futboll! Mjaft më me padrejtësi! Lulzim Abazi. President i FC Ferizaj”.     

Poll

Lexo gjithashtu