
SC Gjilani
Ditën e sotme janë zhvilluar dy përballje të vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës. Gjilani ka arritur të mposhtë në transfertë skuadrën e Llapit me rezultatin 1-0.
Goli vendimtar i këtij takimi u realizua nga Sabit Bilalli në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Gjilani largohet me katër pikë nga zona e ftohtë, ndërsa Llapi gjenden në vendin e parafundit.
Përballja mes Prishtinës dhe Sukarekës është mbyllur në barazim me rezultatin 2-2. Ekipi kryeqytetas pozicionohet në vendin e katërt të klasifikimit, me dy pikë larg Europës. Ndërsa Suhareka një vend më poshtë se këta të fundit me dy pikë më pak.
Poll