Presidenti i FFK-së ka folur për shortin që i ka rënë Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës. Agim Ademi ka thënë se beson te ky grup dhe tek trajneri Foda.
Presidenti e di vështirësinë e sfidave që e presin Kosovën, por shpreson që grupi të jetë i njëjtë si ky që përfundojë edicionin e Nations League.
“Me Suedinë e me gjithë të tjerat kemi luajtur. Është mision i vështirë, por jo i pamundur. Besoj të jemi i tërë grupi sin ë këtë edicion. Nuk dyshoj nte ky grupi, as te lojtarët dhe as tek trajnerët.
Sllovenia dhe Zvicra kanë qenë në Europianin e fundit. Të gjitha kanë qenë pjesë europianësh. Është grup jashtëzakonisht i vështirë. Puna është e mirë dhe uoj shumë që t’ia dalim.”, u shpreh Agim Ademi.