
Fisnik Asllani është një emër që po shkëlqen në Gjermani. Shqiptari edhe pse luan në huazim, edhe pse në kategorinë e dytë pas Bundesliga sërish ka shënuar shumë gola dhe mbetet top golashënues në ligën e tij.
Lojtari nga Kosova ndodhet në Bundesliga 2 tek klubi Elversberg. Kartonin e “bomberit” e ka në dorë klubi i madh i Hoffenheim. Mirëpo paraqitjet spektakolare të “dardanit” kanë ngjallur interes nga shumë ekipe në Gjermanie. E një ndër to është Koln.
Klubi legjendar gjerman që ka fituar shumë tituj kërkon të riun, i cili ka bërë që skuadra e ngjitur nga kategoria e tretë e Gjermanisë të jetë shumë mirë në renditje.
Mbetet për t’u parë nëse operacioni drejt një prej qytete më të mëdha gjermane do të konkludohet me sukses për Fisnik Asllanin.