
Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha janë 2 nga 27 futbollistët e ftuar nga Sylvinho për kualifikueset e Euro 2024. Dy sulmuesit dardan do të veshin fanellën kuqezi e do të japin gjithçka për një rrugëtim të paharrueshëm në Europian.
Ftesa e tyre ka bërë krenar edhe Ballkanin, të cilët me një postim në faqen zyrtare krenohen me dy ish-ët e tyre.
“Me besimin e fuqishëm për djemtë e Kombëtarës Kuq e Zi, jemi të bindur që në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani, Shqipëria do të lë gjurmë historike. Suksese të gjithëve, posaqërisht ish-sulmuesve tanë, Mirlind Daku e Arbër Hoxha, që me nder e krenari kanë bartur fanellën e FC Ballkanit! Përpara luana, i gjithë kombi është me ju”, shkruan klubi.
Poll