Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Performanca të shkëlqyera javë pas jave, Xherdan Shaqiri "abonohet" me formacionin më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Performanca të shkëlqyera javë pas jave, Xherdan Shaqiri
Basel

Xherdan Shaqiri është përfshirë dhe një herë tjetër në “Formacionin e Javës” në Zvicër. Shqiptarit i bëhen disa herë që tashmë është abonuar me 11-shen më të mirë të raundit në vendin helvet.

Ish-i  i Interit e Bayernit performoi shkëlqyeshëm në fitoren e fundjavës të ekipit të tij, Baselit. Kuqeblutë fituan 4-1 ndaj Sionit, ish-klubit të Balotellit në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të ligës zviceriane.

Xherdani e nisi si titullar, gjë e pritshme kjo pasi është “ylli” i klubit të fëmijërisë së dardanit. Futbollisti i kombëtares zviceriane dhuroi një asist në 77 minuta aktivizimi. “Gatoi” 6 pasime decisive dhe krosoi 8 herë topin në zonë. Këto statistika i dhanë Shaqirit notën e lartë 8.3 dhe vendin mëse të merituar në 11-të më të spikaturit të Swiss Super League.

Performanca të shkëlqyera javë pas jave, Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga