Largimi i trajnerit Orges Shehi nga Ballkani ka marrë trajtën e të sigurtës, por pyetja e madhe është kur? Sipas burimeve për “Newsport.al”, mësohet se “timonieri” 38-vjeçar do të largohet pikërisht në fund të vitit 2025 nga klubi aktual, diçka të tillë ua ka njoftuar drejtuesve.
Një nga arsyet e këtij largimi të “beftë”, është merkato e bllokuar që ekipi nga Suhareka ka, duke “limituar” plotësimin e dëshirave të Shehit.
Ditën e sotme ka reaguar Presidenti i skuadrës së Ballkanit Arsim Kabashi për mediumin në Kosovë “IndeksOnline”: “S’ka të vërtetë asgjë, deri nesër nuk dihet ç’do bëhet. Nuk ka ofruar dorëheqjen”. Pas 13 javësh në Superligën e Kosovës, ekipi nga Suhareka mban pozicionin e 2-të, 23 pikë, 3 më pak se Prishtina kryesuese.
