Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Nuk është i pazëvendësueshëm”, kapiteni shqiptar “TURPËROHET” nga gazetari

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk është i pazëvendësueshëm”, kapiteni
Amir Rrahmani dhe Berat Gjimshiti

Nga klubi i Napolit u raportua së fundmi se mbrojtësi shqiptar i Kosvoës dhe kapiteni i përfaqësueses “Dardane” Amir Rrahmani ka pësuar dëmtim. Rikuperimi kërkon kohë dhe me gjasa 31-vjeçari nuk do jetë në gjendje të jap kontributin në ndeshjet e ardhshme me “Dardanët”.

Gazetari i njohur në Kosovë, Valon Rashiti ka reaguar për çështjen “Rrahmani” në rrjetet sociale: “Kapiteni dezertor. Po më djeg fakti që kur po na duhet, nuk po kemi në dispozicion. Tani do të mungojë përsëri në ndeshjet e radhës për Kosovën. Nuk më intereson jeta e tij private.

Le të martohet a le të ndahet, është puna e tij. Por, aktualisht po ka sukses vetëm me picerinë që e ka hapur. Ndoshta edhe trajneri nuk duhet të llogarisë shumë në të. Ndeshja e Kosovës ndaj Suedisë na vërtetoi se nuk është i pazëvendësueshëm. Kosovës i duhet një kapiten i ri që i prin betejave”.    

   

Poll

Lexo gjithashtu