
Hajvali
Në Hajvali të Kosovës punimet janë drejt përfundimit. Së shpejti përfaqësuesja dardane do të ketë gati Kampin Nacional, si dhe qyteti shqiptar do të ketë stadiumin e ri.
Në qytetin e Hajvalisë po ndërtohet Kampi Nacional nga FFK dhe dje janë instaluar ndriçuesit. Punimet janë financuar nga UEFA dhe FIFA dhe projekti po mbikëqyret dhe nga autoritetet e futbollit europian dhe botëror.
Me intensitet të lartë po ndërtohen tribunat. Kampi është një nga investimet më të mëdha të Federatës së Kosovës dhe ai do të vihet në funksion të shumë programeve, trajnimeve, edukimeve dhe turneve. Do të jetë një vepër infrastrukturore multi-funksionale që me siguri do të përmirësojë futbollin dardan.
Poll