Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ndarja e parakohshme nga jeta e Erjon Morina, Agim Ademi mesazh të ndjerë: I trishtuar, na la një boshllëk të madh

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja e parakohshme nga jeta e Erjon Morina, Agim Ademi mesazh të
Erjon Motina

Lajmi për ndarjen nga jeta të Erjon Morina ka tronditur të gjithë botën e sportit dhe jo vetëm. Futbollisti i Vushtrisë ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, teksa nuk mundi të fitonte “luftën” për jetën dhe mbylli sytë përgjithmonë.

Morina prej disa javësh ndodhej i shtruar në spital. Në tetor pësoi një sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e Vushtrisë.

Reagimet janë të shumta, ku mes tyre edhe ai i Agim Ademit. Kreu i FFK-së i shpreh ngushëllime familjarëve, ndërsa prek me mesazhin ndaj tij.

“E nderuar Familje Morina,

Të nderuar drejtues dhe staf i FC Vushtrria,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të birit tuaj të dashur, futbollistit të talentuar të FC Vushtrria, Erjon Morina.

Humbja e Erjonit na ka prekur thellë, jo vetëm si komunitet futbolli, por edhe si shoqëri.

Ikja e parakohshme nga kjo botë ka ndalur ëndrrat e tij rinore dhe karrierën e tij premtuese, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë neve.

Erjoni ishte një futbollist me plot pasion – ai ishte një djalë shembullor dhe i përkushtuar për realizimin e ëndrrave të tij, por Perëndia e deshi më herët afër vetes.

Ndarja e tij na la të pikëlluar, por kujtimi për të mbetet i paharruar në zemrat e familjes, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.

Në këto momente të vështira, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, të klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit. Ne jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Erjonin!

Me respekt,

Agim Ademi

President i FFK-së”, shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga