Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Mori në dorë “frenat” e Ferizajt, Nevil Dede bën PREMTIMIN e madh

Shkruar nga NEWSPORT
Mori në dorë “frenat” e Ferizajt, Nevil Dede bën
Nevil Dede

Nevil Dede ditën e djeshme u zyrtarizua në krye të Ferizajt, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij. Timonieri kryeqytetas mori në dorë “frenat” e skuadrës së Superligës, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e fundit në klasifikim me 6 pikë pas 7 javësh.

Dede ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shprehet se është mjaft i lumtur dhe krenar për këtë mundësi. Gjithashtu premton se do të punojë maksimalisht për të arritur objektivat e skuadrës.

“Jam shumë i gëzuar që i bashkohem Ferizajt dhe që po nis eksperiencën time të parë në Kosovë. Ndihem i nderuar për besimin e klubit dhe mbi të gjitha të presidentit, i cili ka treguar vizion dhe guxim për këtë ekip. Mezi pres të njoh lojtarët, stafin dhe tifozët. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e Ferizajt.

Premtoj përkushtim maksimal për presidentin dhe tifozët, punë të palodhur dhe mbështetje për çdo lojtar, sepse vetëm së bashku mund të arrijmë sukses dhe të realizojmë objektivat e klubit. Jam i gatshëm të mësoj nga ky ambient i ri dhe të jap më të mirën time për Ferizajn”, ka shkruar Dede.

Mori në dorë “frenat” e Ferizajt, Nevil Dede bën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu