Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Mësohet data e shortit të Kupës së Kosovës, Orges Shehi i munguari i madh

Shkruar nga NEWSPORT
Mësohet data e shortit të Kupës së Kosovës, Orges Shehi
Kupa e Kosovës

Të mërkurën në orën 14:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8-va të finales së Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16-të skuadra, prej tyre nëntë të Superligës dhe shtatë të Ligës së Parë ose Raiffeisen Liga në nder të sponsorit austriak të cilat do të synojnë të sigurojnë një vend në çerekfinale (8 ekipet më të mira).

Ekipet pjesëmarrëse në short janë: Drita, Dukagjini, Drenica, Vushtrria, Llapi, Ferizaj, Vëllaznimi, Gjilani, Prishtina, Rilindja 1974, Prishtina e Re, Feronikeli 74, Suhareka, Malisheva, Dinamo dhe Trepça.

Kujtojmë këtu që Ballkani u eliminua surprizisht nga Rilndja dhe kjo shkaktoi 'tërmet' në pankinën e klubit kampion.

Shorti pritet të sjellë përballje interesante në këtë kompeticion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga