
Superliga e Kosovës
Skuadra e Prishtinës ka njoftuar në rrjetet sociale se ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin Lorik Mehmeti. Shpejtësia dhe teknika e lartë janë “arma” kryesore e 17-vjeçarit.
Edhe pse ende nuk e ka prezantuar veten në Superligën e Kosovës, Mehmeti ka shkaktuar senasacion me evoluimin te moshat. Ai vështrohet si një tatente me premisa të mëdha për të ardhmen.
Thuhet se ka pasur interesime nga Zvicra dhe Çeki, por lojtari në fjalë ka vendosur ti qëndrojë besnik ekipit ku është rritur. Pas 8 javësh kampionat, Prishtina mban kreun me 19 pikë, duke krijuar diferencë prej 4 pikësh nga Ballkani i vendit të 2-të.
Poll