Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"Lojtarët e Kosovës vetëm të fyejnë dinë", sulmuesi i Rumanisë për konfliktin me Rrahmanin: U vërsul drejt meje

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarët e Kosovës vetëm të fyejnë
Rumani-Kosovë

Sulmuesi i Rumanisë, Denis Alibec ka folur mbi incidentin e ndeshjes së Bukureshtit kundër Amir Rrahmanit. Kapiteni i Kosovës u konfliktua me futbollistin rumun, me një moment që bëri "xhiron” e rrjeteve sociale.

Lojtari i Farul në kampionatin rumun ka deklaruar se është i zhgënjyer nga e gjithë ngjarja dhe nuk ka dhënë shumë detaje.

“Po mendoj për ndeshjet e mia të ardhshme. Jam i zhgënyer me çfarë ndodhi në fushë. Nuk i jam kundërpërgjigjur futbollistit të Kosovës.

Erdhën tek ne , e panë që nuk fitonin dot dhe çfarë bënë? Filluan metodën e preferuar me ofendime raciste dhe me grindje. Këtë gjë aplikojnë gjithnjë.

Rrahmani nuk më tha ndonjë gjë konkrete, thjesht më kapi me duart. Sa mbaruam ndeshjen e dija që do të fitonim nga UEFA. Jam i lumtur.”, u shpreh 33 vjeçari Alibec.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga