Kristjan Asllani dhe Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Shqipërisë në Andorra, teksa vendosi goli i mesfushorit Kristjan Asllani.
Ky është një rezultat historik për kuqezinjtë, hera e parë për Kombëtaren që arrijnë në fazën “play-off” të një Botërori. Ja postimi i liderit të Kosovës Albin Kurtit:
"Shqipëria kalon, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon. Përgëzime lojtarëve dhe urime gjithë shqiptarëve!". Përfaqësuesja e Kosovës ka shansin gjithashtu të jetë në fazën “play-off”, nëse e ruajnë vendin e 2-të në Grupin B, teksa dy ndeshjet e radhës i kanë kundër Sllovenisë në transfertë dhe Zvicrës në “Fadil Vokrri”.
View this post on Instagram
Poll
