Sot në selinë e UEFA-s është hëdh shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian për kombëtaret e grupmoshave U17 dhe U19 në kombëtaret e vajzave. E pranishme në short nga FFK-ja ishte Sanije Krasniqi.
Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në Ishujt Faroe, do të garojë në ligën A në Grupin A7, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Danimarka.
Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Gjermani, prej 15 deri më 24 mars të vitit të ardhshëm. Dy pozitat e para kualifikohen, derisa pozita e fundit bie në Ligën B.
Poll