Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova regjistron fitore 'ping-pongu', ish-tekniku i Ballkanit merr 3 pikët e para në pankinë

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova regjistron fitore 'ping-pongu', ish-tekniku i Ballkanit merr 3
Kosova

Kosova e Femrave ka mposhtur Estoninë, në miqësore me rezultat të thellë 8-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanet e udhëhequra nga ish-tekniku i Ballkanit, Sami Sermaxhaj e kontrolluan mjaft mirë ndeshjen duke treguar angazhim maksimal.

Golin e parë Kosova e gjeti qysh në minutën e 6-të, kur Biqkaj u tregua efikase para portës.
Në minutën e fundit të 15 minutshit të parë, kapitenja Ereleta Memeti shënoi për dyfishimin. E njëjta futbolliste realizoi edhe në minutën e 32-të.

Tre minuta para se të përfundoi pjesa e parë në të 42-tën, Gentiana Fetaj shënoi golin e katërt të takimit.
Edhe fraksioni i dytë filloi me spektakël. Memeti me golin e 5-të të Kosovës regjistroi ‘hat-trick’ në këtë ndeshje.Megjithatë, në këtë fitore bindëse të 'Dardaneve' nuk ishte vetëm kapitenja që realizoi ‘hat-trick’.

Ishte edhe zëvendësuesja Modesta Uka, e cila përveç një asisti shënoi tre golat e fundit për Kosovën, në minutat 68’, 70’ dhe 82’ (penallti).


Kjo është fitorja e parë e teknikut Sami Sermaxhaj nën drejtimin e Kosovës. Ndeshjen e dytë miqësore ndaj Estonisë Vajzat e zhvillojnë të hënën, 2 nëntor, po ashtu në “Fadil Vokrri”.

Kosova regjistron fitore 'ping-pongu', ish-tekniku i Ballkanit merr 3
Kosova e Femrave

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga