Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova dështon përballë 'gjigandëve' europianë, eliminatoret nisin 'ters'

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova dështon përballë 'gjigandëve'
Banderola "Kosova eshte Shqiperi"

Kosova U-19 për Vajza e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025. Në ndeshjen e parë të Grupit A-1, e zhvilluar sot në Duisburg, Dardanet e reja pësuan humbje nga Gjermania U19, me rezultat 0:5.

Kombëtarja gjermane e nisi fuqishëm takimin dhe arriti të krijojë epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë. Esterella Merino Gonzalez shënoi golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa Laila Portella dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të.

Në pjesën e dytë, përpjekjet e Kosovës për të zvogëluar rezultatin nuk dhanë frytet e dëshiruara. Gjermania e vazhdoi dominimin dhe shënoi edhe tre gola. Maj Schneider realizoi dy herë, në minutën e 67-të dhe në kohën shtesë të ndeshjes, ndërsa Schetter gjeti rrjetën në minutën e 89-të.

Pavarësisht rezultatit, vajzat tona treguan angazhim dhe luftë në fushë, duke u përballur me një kundërshtar shumë cilësor.

Kosova do të kërkojë të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive në ndeshjet e ardhshme të grupit, ku do të përballet me 30 nëntor, me Danimarkën dhe më 3 dhjetor me Greqinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga