Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kalimi i Brrutit te Shqipëria, Agim Ademi “thirrje” FSHF-së: Mos merrni lojtarët nga Kosova, nuk bëjmë pazare

Shkruar nga NEWSPORT
Kalimi i Brrutit te Shqipëria, Agim Ademi “thirrje”
Agim Ademi

Kalimi i Etnik Brrutit nga Kosova te Shqipëria vazhdon të jetë një temë mjaft e nxehtë në Kosovë. Kjo pasi mesfushori tashmë është pjesë e listës së Kombëtares shqiptare për 2 ndeshjet e këtij muaji, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Shumë kritika ndaj lojtarit për këtë vendim dhe për herë të parë për këtë ka folur Agim Ademi. Kreu i FFK-së ka kërkuar që Shqipëria të mos marrë lotjarët që po rriten te Kosova. Sa i takon kalimit të Brrutit te kuqezinjtë, nënvizoi se lojtarë të tillë nuk e duan fanellën dhe vendin dhe për të tilla gjëra nuk bëjnë pazare.

“Lojtarët të mos e përfshijnë patriotizmin.

Shqipëria të mos marrë lojtarë nga Kosova, fanella Dardane peshon rëndë. Kur nuk kemi qenë të pranuar në UEFA të gjithë kanë dashur të luajnë për Shqipërinë, por lojtarë që po zhvillohen në Kosovë si Brruti ka qenë në kampin e zhvilluar për të rinj dhe më pas vendosi të shkojë në Shqipëri. Ai lojtar që nuk e do fanellën, nuk e do vendin. Pazare nuk bohet me shtet”, ka theksuar Ademi për “ATV”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga