
UEFA i dha fitoren 3-0 Rumanisë përballë Kosovës. Njeriu i radhës që ka folur mbi këtë vendim ka qenë Andrei Vochin. Ky është një emër i padëgjuar nga shqiptarët, por aktualisht mban një post të rëndësishëm në Federatën e Futbollit Rumun.
Vochin është këshilltari i presidentit të FRF dhe dha mendimin e tij mbi vendimmarrjen e organit më të lartë të futbollit europian.
Këshilltari beson se në kampin e Kosovës ka anarki, duke qenë i mendimit se për tërheqjen e futbollistëve nga fusha ka luajtur faktor mendim personal i tyre dhe jo i trajnerit, që është udhëheqësi i grupit.
“Kush zyrtarë i FFK u tha të shkonin në dhomat e zhveshjes? Ka një anarki tek ata. Lojtarët vendosin vetë për gjithçka. Foda u ul si qenush. E vura re këtë nuancë nga ato çfarë tha tekniku në intervistën për Bild.
Diferenca mes gjobave në dy kampet është e thellë. Mund të duket si nder fitorja e dhënë, po në fakt asnjë nder nuk na bënë. Është shkelaj më e madhe që kam parë ndonjëherë. Të largohesh nga fusha e të shkosh në shtëpi, nuk e kuptoj.
Ne si Rumani nuk gjykojmë emocionalisht. Ia lemë kohës. KAS do të arsyetojë kthjellët dhe do të jap një vendim të saktë.”, u shpreh këshilltari i presidentit të Fedratës Rumune.
Andrei Vochin foli shumë ashpër për Kosovën e sidomos me etiketimin që i ngjiti Franco Fodës.