Ditën e sotme është luajtur ndeshja e parë e Superligës së Kosovës, e javës së 8-të të kampionatit. Ferizaj – Dukagjini ishte sfida që ngriti siparin e javës së 8-të.
Kjo ndeshja përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Këta të fundit i shënuan të dy golat në pjesën e parë. Ishte Abdul në minutën e 21-të dhe Sadriu në të 46-tën, ata që çuan shifrat në 2-0.
Golin e vetëm për Dukagjinin e Ismet Munishit e shënoi Merlaku në minutën e 83-të, por ishte thjesht gol statistikor.
Me këtë fitore Ferizaj shkon në vendin e 8-të me 7 pikë, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi mbetet në vendin e parafundit (9) me vetëm 6 pikë pas 8 javësh.
Poll