
Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur në prag të ndeshjes së parë “play-off” për Ligën B të Nations League, aty ku dardanët do të përballen me Islandën në “Fadil Vokrri”. Foda e sheh këtë ndeshje të vështirë dhe Islandës si kundërshtar të mirë. Ndër të tjera, tekniku i Kosovës tregon gjendjen e ekipit dhe situatën e dëmtimeve.
“Atmosfera e përgjithshme është shumë e mirë. Valon Berisha dhe Amir Rrahmani janë stërvitur më pak se të tjerët dje, por shpresoj që të gjithë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Islanda ka një ekip të mirë taktikisht, por ne duhet të luajmë në mënyrë të koncentruar që nga prekja e parë e topi, t’i zbatojmë idetë tona në fushë, të bëjmë presion nag fillimi dhe të bëjmë lojë kompakte. Tani i kemi dy ndeshje për të fituar dhe të dyja janë të rëndësishme për të parë në se do të vazhdojmë kështu.
Ne kemi treguar se kemi shpirt luftarak edhe në ndeshjet e kaluara. Në të gjitha fazat kemi pasur paraqitje të mira. Qëllimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe tani kemi një mundësi të ngjitemi në Ligën B. Me rëndësi është që të vazhdojmë të ngrihemi si ekip. Sigurisht që ndeshje të tilla, janë të veçanta. Është shumë e rëndësishme për Kosovën të jetë në Ligën Be, sesa të qëndrojë në Ligën C. Kjo pasi ka dallim në cilësi dhe ka kundështarë më të fortë, andaj do të bëjmë gjithçka që të ngjitemi në këtë ligë”, tha Foda.