
Kosova do të luajë ditën e sotme miqësoren e vetme të këtij muaj. Dardanët do të përballen në transfertën e vështirë të Oslos, kundër Norvegjisë së Erling Haaland.
Sfida që do të zhvillohet në “Ullevaal Stadion”, do të startojë në orën 19:00, ndërsa trajnerët kanë vendosur për lojtarët titullar.
Si trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken dhe ai i Kosovës, Franco Foda kanë “shuar” dyshimet e tyre dhe kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide.
Norvegjia vjen në fushë me lojtarë të klasit botëror, si Odegaard apo Haaland, duke e vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Ndërsa Kosova e nis në portë me ish-in e Tiranës, Visar Bekajn, teksa në mesushë ka aktivizuar një lojtar të Superligës si Kosovës, Lindon Emërllahun e Ballkanit të Ilir Dajës.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore Norvegji – Kosovë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Norvegjia (4-2-3-1): Nyland: Ajer, Hanche-Olsen, Ostigard, Moller Ëolfe: Thorstvedt, Berge: Odegaard, Larsen, Bobb: Haaland. Trajner: Stale Solbakken.
Kosova (4-3-3): Bekaj: Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda: V.Berisha, Emërllahu, Idrizi: Rashani, Zhegrova, Muriqi. Trajner: Franco Foda.