
Zvicër 4-0 Kosovës / Trajneri i Llapit, Tahir Batatina
Mbrëmjen e djeshme, Kosova u mposht në transfertë përballë Zvicrës me shifrat e thella 4-0. Kujtojmë që kjo ishte një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Menjëherë pas kësaj sfide ka reaguar edhe trajneri i Llapit në Superligën e Kosovës, Tahir Batatina. Ky i fundit “thumbon” haptazi FFK-në, duke ironizuar që përfaqësuesen dardane nuk e merr në drejtim, vetëm pasi nuk është një nënshtetas tjetër, por nga Kosova.
“Veç një e keqe, që nuk jam gjerman, francez, zviceran apo austriak. Trajner mund të jesh, por lider duhet t’i duhet skuadrës. Forca Kosova”, shkruan tekniku në rrjetet sociale.

Postimi i Tahir Batatinës
Poll