Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Granit Xhaka u fërshëllye për “faj” të tij, mbrojtësi i Kosovës zgjedh "armëpushimin”

Shkruar nga NEWSPORT
Granit Xhaka u fërshëllye për “faj” të tij,
Albian Hajdari, Granit Xhaka & Leon Avdullahu

“Përbuzja” e tifozëve ndaj Granit Xhakës ishte ndër ngjarjet më të papritura por dhe të pahijshme njëkohësisht në ndeshjen Kosovë – Zvicër, në stadiumin “Fadil Vokrri”.  

Arsyet se përse ndodhi mund të jenë të shumta, por besohet se reagimi i tifozëve ka ardhur si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga Xhaka disa ditë më parë.

Në prononcim, kapiteni i helvetëve ka thënë se 2 futbollistët e tjerë si Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu kanë zgjedhur Kosovën pasi nuk kishin minutazh në Zvicër dhe se ishin të paduruar.

Nga ana tjetër, përgjigje disi “thumbuese” ka pasur dhe nga Hajdari pasi ai ka thënë se Kosovën e ka zgjedhur nga zemra, ndërsa Xhakën do të vijojë ta respektojë.

Në “vorbullën” e titujve mediatikë me Xhakën protagonist, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari ka postuar një foto në rrjetin e tij social  “Instagram”. “Ne jemi Një”, shkruan mbrojtësi,duke sheshuar kështu dhe paqartësite e vogla që ishin krijuar më herët.

Granit Xhaka u fërshëllye për “faj” të tij,
Story i Albian Hajdarit

 

Poll

Lexo gjithashtu