Ballkani ka “ngecur” në transfertën përballë Gjilanit, teksa është “kënaqur” me barazim. Sfida e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës është mbyllur 1-1.
Ishte pikërisht Gjilani vendas ekipi që kaloi së pari në avantazh. Robert Rrahmani kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 6-të. Por vetëm 1 minutë më vonë, Ballkani i Ilir Dajës barazoi me brazilianin Queven.
Me nisjen e pjesës së dytë nuk kishte shumë ritëm, teksa nuk u shënua asnjë gol. Si Gjilani dhe Ilir Daja me Ballkanin e tij u “kënaqën” me nga 1 pikë në javën e dytë të kampionatit.
Poll