Kanë përfunduar sot dy takimet e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës. Të dyja përballjet janë luajtur në orën 13:00 të mesditës së sotme. ! sfidë u mbyll pa gola, ndërsa sfida tjetër ka parë 3 gola.
Sot janë luajtur Gjilani me Llapin, ku gjilanasit kanë bërë një përmbysje spektakolare brenda 1 minutë loje. Llapi kaloi në avantazh që në pjesë të parë dhe e mbajti epërsinë deri në minutën e 84-të kur Morina barazoi për vendasit e pas vetëm 60 sekondave Rrahmani vendosi fitoren për Gjilanin, që rikthehet tek fitorja pas atij dështimi ndaj Ferizajt në fushën e vetë. Llapi futet në krizë pasi shënon humbjen e dytë radhazi në kampionat.
Ballkani u ndal papritur në Klinë përballë Dukagjinit. Dukagjinasit ishin në formë sot dhe e mbajtën në ekuilibra “të bardha” kampionin në fuqi në një barazim pa gola. Ish-ekipi i Dajës merr kështu barazimin e trtë në këtë edicion. Megjithatë, ballkanasit kryesojnë ende tabelën, kurse ekipi i Dukagjinit endet në fund të tabelës në pozicion të parafundit.
Nesër mbeten për t’u luajtur në orën 13:00 përsëri 2 takimet e fundit të kësaj xhiroje në Kosovë. Malisheva në rast fitoreje nesër e parakalon Ballkanin dhe ngjitet e vetme në krye të tabelës.