
Mergim Berisha © credits instagram.com/mergimberisha37/
Mërgim Berisha do të mbyllë aventurën e tij 1.5 vjeçare te Hoffenheim. Sulmuesi nga Kosova do të rikthehet te ish-skuadra e tij Augsburgu.
Pikërisht nga këto të fundit u largua në verën e vitit 2023, teksa tashmë do të rikthehet për të nisur një tjetër aventurë në këtë ekip që e njeh mjaft mirë.Te Augsburgu do të rikthehet në formë huazimi, me skuadrën gjermane që ka të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit për shifrën e 8 milionë eurove.
Për shërbimet e tij kishte oferta e nga Leeds United, Monza, Ëerde Bremer dhe Union Berlin, por Mërgimi ka vendosur të transferohet te ish-skuadra. Në ditët e ardhshme priten të bëhen vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me Ausgurg.
Poll