Drita ka marrrë 3 pikët e para të sezonit futbollistik në Superligën e Kosovës. Duke marrë parasysh që klubi nga Gjilani ka qenë pjesë e aventurës europiane në Conference League, kampionati për ta ka filluar më vonë.
Skuadra e Dritës ka luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e parë të Superligës së Kosovës në shtëpi. Bardheblutë u ndeshën me Ferizajin (luanin javën e katërt), të cilët i mposhtën 3-1, në një ndeshje pothuajse perfekte.
Golat për Dritën u shënuan nga Almir Ajzeraj, Arb Manaj dhe Ilir Mustafa. Ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Ferizajit e shënoi Erion Sadriu në minutën e 94-të, duke kthyer në gol një penallti.
Poll