
Niveli i futbollit në Kosovë po rritet vit pas viti, këtë e konfirmojnë rezultatet e ekipeve të kampionatit. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar pak më parë se skuadra e Prishtinës së Re do të bëhet me stadium të ri. Këtë e konfirmon vetë FFK-ja përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
“FC "Prishtina e Re" po bëhet me shtëpinë e saj.
Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Prishtinës, tashmë ka përfunduar faza e parë e punimeve për stadiumin e FC "Prishtina e Re".
Faza e dytë do të vazhdojë me shtrimin e tapetit nga ana e Federatës, ndërsa ky projekt do të përfundojë me ndërtimin e tribunës lindore.
Kjo fushë është duke u punuar në Hajvali të Prishtinës dhe është pjesë e projekteve infrastrukturore që të krijojmë kushte për futbollin në çdo vend.”, shkruan FFK-ja.