
Arianit Krasniqi kur ishte pjesë e Besës së Kavajës
Ballkani nuk di të ndalet në merkato. Pasi ka zyrtarizuar Marsel Ismajlgecin, Merlind Kodrën dhe ka arritur akordin me Geralb Smajlin, kampionët e Kosovës kanë afruar një tjetër mbrojtës të djathtë.
Burimë për Newsport.al bëjnë me dije se klubi nga Theranda ka transferuar Arianit Krasniqin. 24 vjeçari ka nisur stërvitjen me ekipin e drejtuar nga Ilir Daja dhe në orët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i kampionëve.
Ndërkaq, Krasniqi mbyll aventurën e tij me Rahovecin për të nisur një tjetër me Ballkanin. Teksa më parë, 24 vjeçari është aktivizuar edhe me KF Flamurtari në Kosovë, Dardana, Vëllaznimi dhe Besën e Kavajës në Shqipëri.
Poll